Sep 6
Nisje e mbare e kombetares se Shqiperise

shqiperi-suedi.jpgSot Shqiperia eshte ndeshur ne stadiumin Qemal Stafa kunder skandinaveve te Suedise. Stadiumi ka qene i tejmbushur ku numeroheshin rreth 18 mije tifoze ku nga keto 150 ishin suedeze. Kjo ishte ndeshja e pare eliminatore e vlefshme per kampionatin boteror 2010 i cili do te zhvillohet ne Afriken e Jugut. Kjo ishte edhe sfida e pare e vertete e trajnerit hollandez Arie Haan. Kombetarja shqiptare i ka bere balle shume mire suedise dhe madje kemi patur she disa raste te favorshme per te shenuar, gjithashtu edhe suedia ka patur disa raste shume te mira per te shenuar kur ne minuten e 15 Ibrahimovic ka goditur nga jashte zone dhe topi ka kapur ne shtylle. Por nje merite per kete barazim ka edhe portieri yne Arjan Beqaj i cili ka bere disa pritje te shkelqyera duke e shpetuar porten tone disa here nga goli. Mund te themi se lojtaret e kombetares shqiptare zhvilluan nje ndeshje te mire duke patur parasysh se perpara ishte nje skuader e madhe si suedia dhe ne arritem te bejme nje loje te barabarte me ta. 

Aug 15
Paraqitja e sportisteve shqiptare ne Pekin 2008!

olympic2008.jpgTashme qe 11 sportistet shqiptare ne olimpiade kane mbaruar garimet ne sportet e tyre perkates e vetmja qe ka arritur nje rezultat me te mire se te tjeret eshte peshengritesja Romela Begaj e cila u rendit e gjashta ne peshen e saj. Si mendoni a jane sportistet shqiptare ne gjendje te arrijne rezultate me te larta ne qofte se atyre do ti ofrohen kushte me te mira stervijeje apo thjesht nuk mund te pretendojme per me lart sepse kaq kemi mundesi te shkojme? Si mendoni ju…?

Aug 12
Ceremonia madheshtore e hapjes se lojrave olimpike Pekin 2008!

beijing01.jpgMe një ceremoni e jashtëzakonshme që mahniti botën me spektaklin modern që ofroi, nisën zyrtarisht Lojërat e 29-ta Olimpike Verore në kryeqytetin kinez, Pekin, fiks në orën 08.08 me orën kineze, apo në orën 14:08 me atë shqiptare.
35 mijë tyta fishekzjarresh ndriçuan qiellin dhe mbi 15 mijë performues ishin pjesëmarreës në ceremonië magjepëse, ndërkohë që 2008 daullexhinj dhanë sinjalin e numërimit të Lojërave. 29 kolona kolosale nga ku buronin fishkezjarre “marshuar” në qiell, në sheshin Tiananmen, duke vallzuar shfaqje mbresëlënese piroteknike.
Shifrat e shpenzimeve janë mbajtur sekrete, por ekspertët vlerësojnë se kostoja e ceremonisë mund të jetë nga 100 milionë deri në 300 milionë dollarë, një faturë më dy herë më e shtrenjtë se ajo “Athina 2004”.
Më shumë se 80 presidentë, kryeministra, mbretër, shefa shtetesh e princër ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar të Pekinit, i njohur ndryshe si “Foleja e Zogut”, ku merrinin pjesë reth 91 mijë shikues.
Ndër emrat e mëdhenj të zyrtarëve më të alteë në botë, spikasnin pa dyshim presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, kryeministri rus, Vladimir Putin, presidenti francez Nikolas Sarkozi, njëherësh edhe kreu i radhës së Bashkimit Europian, por edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Rreth 2.3 miliardë njerëz parashikohet se e kanë ndjekur ceremoninë përmes transmetimeve televizive.
Shfaqja mahnitëse i ishte besuar regjisorit më suksesshëm të filmit kinez, teksa subjekti i shfaqjes niste që nga e kaluara historke kineze, ku performueset ishin veshur me kostume tipike nga perandoritë e ndryshme kinze.
Një rekord prej 204 vendesh morrën pjesë në paradën tradicionale, të cilat nuk parakuluan në alfabetin tradicional anglez, pro në bazë të shënjave të alfabetit kinez. Kështu, nëse me atë anglez Shqipëria do të parakalonte e treta pas Greqisë, atheut të Lojërave Olimpike e Afganistanit, në bazë të alfabetit kinez, vendi ynë i përfaqësuar nga 11 sportistë (7 të kualifikuar direkt e katër me ftesa) parakaloi i 105-i.
Rrjetet televizive botërore dhanë pamjet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe të bashkëshortes së tij, Liri Berisha, duke përshëndetur delegacionin tonë me flamurmbajtës mundësin e njohur Said Prizreni.
Pishtarin olimpik, i cili udhëtoi më shumë se 130 mijë kilomtra në 130 qytete të botës, deri sa mbërriti në kryeqytetin kinez, e solli në “Folenë e zogut”, Li Ning, një ish-gjimnast kinez.
Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit u mbyll gjatë ceremonisë, ndërkohë që 100 mijë ushtarë e policë ishin në rrugët e kryeqytetit kinez për të kontrolluar nga afër rrugët që të çonin në stadiumin kombëtar. Presidenti kinez, Hu Jintao, pohoi se Lojërat e Pekinit janë një mundësi e mirë për t’i treguar botës se solidariteti, miqësia e paqja, janë mesazhet më të rëndësishme në këto Lojëra.

Jul 5
Bukuroshet Euro 2008, ja arsyeja e shikueshmerise rekord!

Tashme kampionati europian ka mbaruar duke shpallur ekip kampion kombetaren e Spanjes por, nje bukuri te rralle ketij europiani i kane dhene edhe bukuroshet nga shtetet pjesemarrese ne europian. Bukuroshet suedeze jane zgjedhur si femrat me te bukura te ketij europiani. Futbolli eshte luajtur si ne fushe edhe ne shkallet e stadiumeve ku kamerat e vendosura neper stadiumet zvicerane dhe austriake nuk rreshnin se inkuadruari prevec ndeshjes edhe bukurine qe perfaqesonin kombetaret ne tribuna. Grate e futbollisteve, modele, aktore, politikane dhe bukuroshe te thjeshta kane qene pjese e spektaklit Euro 2008.

portugal-girl.jpgBukuroshet spanjolle…

swedish_girls_01.jpgBukuroshet Suedeze…

football-girl-sweden.jpg

swedish_football_girls.jpg

portuguese_girl_01-500x417.jpgBukuroshet Portugeze…

portuguese-girls.jpg

german_girl_12.jpg Bukuroshet Gjermane…

babe7.jpg

eurogerman1-1.jpg

turkish_football_girl-500x370.jpgBukuroshet ballkanase…

croatian_girls_05-500x337.jpg

croatian-girls-01-500x422.jpg

Dhe bukuria vazhdon me tej… por keto jane disa nga castet e fotografuara per te trguar bukurine e Euro 2008. Jua lejme edhe juve te vleresoni…!

Jul 5
Spanja kampione e europes pas 44 vjetesh!

Pas 22 ditësh dhe 31 ndeshjesh të luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Është Spanja. E gjitha e merituar në një finale që e kanë administruar mrekullisht në pjesën dërmuese të saj. E ndërkohë që ajo që duhet të hapë krahun, është pikërisht Gjermania, e cila ka treguar shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të merituar më shumë. Goli i spanja-kampione-2008.jpgTorres në minutën e 33-të ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetësh. Joakim Lëv ka marrë frymë lirisht pak para fillimit të ndeshjes: Balak është rikuperuar, ndërkohë që është rikthyer titullar edhe Fringst. Lëv e ka skuadrën e tij në skemën 4-1-4-1, por në krahun tjetër Aragones i është përgjigjur me një Spanjë të vendosur 4-2-3-1, me vetëm një sulmues, Torres, ndërkohë që i mungonte golashënuesi më i mirë i Evropianit, David Vija. Fërshëllima e përfaqësuesit italian në këtë finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhënë start një beteje mes dy gjigantëve të futbollit në kontinentin e vjetër. Por ata që tregojnë “dhëmbët” që në fillimin e saj kanë qenë pikërisht gjermanët, të cilët prodhojnë shumë, janë më të rrezikshëm, madje arrijnë të kërcënojnë të parët me Hitzlshperger. Spanja kërkon të balancojë ritmin, është kërcënuese në kundërsulme të shpejta. Në një të tillë mund të kishte gjetur golin, nëse Lehman nuk do të kishte reaguar mrekullisht ndaj një autogoli të sigurt të shokëve të tij; apo kur fati e ka shpëtuar në minutën e 23-të, kur goditja e tij me kokë në minutën e 23-të ndalet nga shtylla. Këto kanë qenë sinjalet e para të një ndeshjeje të ndezur, që do të pasohej nga avantazhi i Spanjës, e cila, pasi kishte provokuar disa herë mbrojtjen gjermane, më në fund ka gjetur çelësin për ta thyer atë: është Torres ai që bërë të heshtin tifozët gjermanë, njëkohësisht duke ndezur vullkanin iberik, me golin e tij, kur pasi kishte befasuar në duel shpejtësie Filip Lamin, ka ekzekutuar me perfeksion në rrjetën e Lehmanit. Pas golit, spanjollët bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, qarkullojnë topin e nervozojnë gjermanët deri në fundin e 45 minutëshit. Një avantazh i merituar i Spanjës, që pas një fillimi të mirë të gjermanëve, ka marrë kontrollin teknik të ndeshjes me Torresin protagonist. Nga gjermanët ka munguar rasti ideal: janë parë vetëm disa gjysmë raste me Klose, Balak e Podolski. Pjesa e dytë ka filluar me Jansen në vend të Lahmit, të cilit i kushtoi shtrenjtë ai duel me Torresin. Më pas hyn Kuranji për Hitzlshperger, por spanjollët dominojnë lojtarë shumë të lëvizshëm, të shpejtë e teknikë, ndërsa gjermanët provojnë në të gjitha mënyrat, por mungon pasi i fundit e nervozizmi shtohet. Mbrojtja gjermane është e shpërqendruar dhe spanjollët me shumë lehtësi krijojnë panik në portën e Lehmanit me anë të Serxhio Ramos, Sena e Guiza. Gjermanët janë shpartalluar. Nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë, përveçse t‘i dorëzohen fatit. Është Spanja ajo që duhet të ngrejë trofeun pas 44 vitesh, ndërsa gjermanët koleksionojnë një tjetër dështim në finale.

Jun 9
UEFA Euro 2008 dhe parate e hedhura per te!

Shifra marramendese jane hedhur nga UEFA per kete kampionat europian. Mesohet se jane mbi 200 milion euro te dhene nga UEFA per kampionatin europian te ketij viti dhe skuadra fit686006_w51.jpguese do te marre nje shume te larte por jo vetem skuadrat dhe futbollistet jane ato qe marrin shifra te medha ne kete kompeticion por jane edhe arbitrat. Arbitri kryesor merr 10.000 euro per nje ndeshje grupi qe drejton ndersa arbitrat anesore marrin 5.000 euro per ndeshje ndersa arbitri i katert merr 3.000 euro per cdo ndeshje te drejtuar. Ndersa pas ndeshjeve te grupeve arbitrat qe do te drejtojne ndeshjet do te marrin dyfishin e shumave te lartpermendura.

May 19
Kampionati Shqipetar (Sondazhi 2)

Sondazhi 2

Tashme kampionati shqiptar ka mbaruar dhe Dinamo eshte shpallur kampione e shqiperise per te 16 here duke e merituar kete trofe. Ne kampionatin shqiptar perflitet shume mbi shitjet-blerjet e ndeshjeve si te gjygjtareve por kete vit nga shume komente te specialisteve dhe mediave te ndryshme kampionati ka qene nje nga kampionatet me te bukur dhe mete paster te viteve te fundit. A mendoni se duhet te investohet me shume ne futboll dhe duhet te kete me shume kontrolle mbi klubet dhe ne FSHF per te evituar kompromise te cfaredo lloji?