![]()
Me një ceremoni e jashtëzakonshme që mahniti botën me spektaklin modern që ofroi, nisën zyrtarisht Lojërat e 29-ta Olimpike Verore në kryeqytetin kinez, Pekin, fiks në orën 08.08 me orën kineze, apo në orën 14:08 me atë shqiptare.
35 mijë tyta fishekzjarresh ndriçuan qiellin dhe mbi 15 mijë performues ishin pjesëmarreës në ceremonië magjepëse, ndërkohë që 2008 daullexhinj dhanë sinjalin e numërimit të Lojërave. 29 kolona kolosale nga ku buronin fishkezjarre “marshuar” në qiell, në sheshin Tiananmen, duke vallzuar shfaqje mbresëlënese piroteknike.
Shifrat e shpenzimeve janë mbajtur sekrete, por ekspertët vlerësojnë se kostoja e ceremonisë mund të jetë nga 100 milionë deri në 300 milionë dollarë, një faturë më dy herë më e shtrenjtë se ajo “Athina 2004”.
Më shumë se 80 presidentë, kryeministra, mbretër, shefa shtetesh e princër ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar të Pekinit, i njohur ndryshe si “Foleja e Zogut”, ku merrinin pjesë reth 91 mijë shikues.
Ndër emrat e mëdhenj të zyrtarëve më të alteë në botë, spikasnin pa dyshim presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, kryeministri rus, Vladimir Putin, presidenti francez Nikolas Sarkozi, njëherësh edhe kreu i radhës së Bashkimit Europian, por edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Rreth 2.3 miliardë njerëz parashikohet se e kanë ndjekur ceremoninë përmes transmetimeve televizive.
Shfaqja mahnitëse i ishte besuar regjisorit më suksesshëm të filmit kinez, teksa subjekti i shfaqjes niste që nga e kaluara historke kineze, ku performueset ishin veshur me kostume tipike nga perandoritë e ndryshme kinze.
Një rekord prej 204 vendesh morrën pjesë në paradën tradicionale, të cilat nuk parakuluan në alfabetin tradicional anglez, pro në bazë të shënjave të alfabetit kinez. Kështu, nëse me atë anglez Shqipëria do të parakalonte e treta pas Greqisë, atheut të Lojërave Olimpike e Afganistanit, në bazë të alfabetit kinez, vendi ynë i përfaqësuar nga 11 sportistë (7 të kualifikuar direkt e katër me ftesa) parakaloi i 105-i.
Rrjetet televizive botërore dhanë pamjet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe të bashkëshortes së tij, Liri Berisha, duke përshëndetur delegacionin tonë me flamurmbajtës mundësin e njohur Said Prizreni.
Pishtarin olimpik, i cili udhëtoi më shumë se 130 mijë kilomtra në 130 qytete të botës, deri sa mbërriti në kryeqytetin kinez, e solli në “Folenë e zogut”, Li Ning, një ish-gjimnast kinez.
Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit u mbyll gjatë ceremonisë, ndërkohë që 100 mijë ushtarë e policë ishin në rrugët e kryeqytetit kinez për të kontrolluar nga afër rrugët që të çonin në stadiumin kombëtar. Presidenti kinez, Hu Jintao, pohoi se Lojërat e Pekinit janë një mundësi e mirë për t’i treguar botës se solidariteti, miqësia e paqja, janë mesazhet më të rëndësishme në këto Lojëra.
Aug
12
Ceremonia madheshtore e hapjes se lojrave olimpike Pekin 2008!
Leave a Comment