Gjigandi Google tashme ka hapur online enciklopedine nen emrin “Knol”, ky emer eshte shkurtimi i knowledge qe do te thote “dituri”. Me kete enciklopedi online Google sfidon menjehere enciklopedine “Wikipedia” tashme e njohur nga te gjithe si enciklopedia me e madhe online me me shume se 200 milion artikuj dhe e disponueshme ne te gjitha gjuhet e botes. Enciklopedia e Google ka si ndryshim nga Wikipedia njohjen e publikuesit te materialit. Ne Wikipedia nje person mund te shkruaje publikimin e tij duke mos shfaqur emrin e tij ose duke shfaqur vetem IP e kompjuterit te tij pa u njohur, por kjo mund te sjelle pakenaqesi ne autorin origjinal te shkrmit pasi shkrimi mund te modifikohet edhe ne menyra te gabuara pa e ditur se kush e ka modifikuar materialin. Ndersa ne Google Knol ky veprim nuk lejohet pasi nje person qe shkruan apo modifikon nje material ekzistues duhet te fuse te dhenat e tij te sakta ne menyre qe te dihet autori origjinal i shkrimit. Edhe pse Google Knol eshte hapur me date 25 Korrik 2008 dhe ka pak kohe online ka pasur nje interes te madh nga shume persona dhe pritet te jete rivali kryesor i enciklopedise online “Wikipedia” si dhe i Encarta Encyclopedia e publikuar nga Microsoft.
Tashme te gjithe ju vizitore te Fun Club Albania mund te publikoni ne blog shkrimet tuaja
te ndryshme si humor, poezi, kuriozitete e tjera. Do te kete 4 kategori te ndryshme te ndara sipas llojit te permbajtjes se shkrimit qe ju do te publikoni. Kategorite jane: - 1. Humor, 2. Kuriozitete, 3. Poezi, 4. Barcaleta. Ju ftojme te gjitheve te publikoni shkrimet tuaja si dhe te beheni pjese e komunitetit nga ku do te komentojne shkrimet tuaja. Shpresojme te jeni mbeshtetesit tane per te krijuar nje vend ku ju mund te defreheni dhe te shprehni idete tuaja. Per momentin ju nuk jeni te detyruar te regjistroheni ne Fun Club Albania ne menyre qe te postoni apo komentoni.
Tashme kampionati europian ka mbaruar duke shpallur ekip kampion kombetaren e Spanjes por, nje bukuri te rralle ketij europiani i kane dhene edhe bukuroshet nga shtetet pjesemarrese ne europian. Bukuroshet suedeze jane zgjedhur si femrat me te bukura te ketij europiani. Futbolli eshte luajtur si ne fushe edhe ne shkallet e stadiumeve ku kamerat e vendosura neper stadiumet zvicerane dhe austriake nuk rreshnin se inkuadruari prevec ndeshjes edhe bukurine qe perfaqesonin kombetaret ne tribuna. Grate e futbollisteve, modele, aktore, politikane dhe bukuroshe te thjeshta kane qene pjese e spektaklit Euro 2008.
Dhe bukuria vazhdon me tej… por keto jane disa nga castet e fotografuara per te trguar bukurine e Euro 2008. Jua lejme edhe juve te vleresoni…!
Pas 22 ditësh dhe 31 ndeshjesh të luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Është Spanja. E gjitha e merituar në një finale që e kanë administruar mrekullisht në pjesën dërmuese të saj. E ndërkohë që ajo që duhet të hapë krahun, është pikërisht Gjermania, e cila ka treguar shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të merituar më shumë. Goli i
Torres në minutën e 33-të ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetësh. Joakim Lëv ka marrë frymë lirisht pak para fillimit të ndeshjes: Balak është rikuperuar, ndërkohë që është rikthyer titullar edhe Fringst. Lëv e ka skuadrën e tij në skemën 4-1-4-1, por në krahun tjetër Aragones i është përgjigjur me një Spanjë të vendosur 4-2-3-1, me vetëm një sulmues, Torres, ndërkohë që i mungonte golashënuesi më i mirë i Evropianit, David Vija. Fërshëllima e përfaqësuesit italian në këtë finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhënë start një beteje mes dy gjigantëve të futbollit në kontinentin e vjetër. Por ata që tregojnë “dhëmbët” që në fillimin e saj kanë qenë pikërisht gjermanët, të cilët prodhojnë shumë, janë më të rrezikshëm, madje arrijnë të kërcënojnë të parët me Hitzlshperger. Spanja kërkon të balancojë ritmin, është kërcënuese në kundërsulme të shpejta. Në një të tillë mund të kishte gjetur golin, nëse Lehman nuk do të kishte reaguar mrekullisht ndaj një autogoli të sigurt të shokëve të tij; apo kur fati e ka shpëtuar në minutën e 23-të, kur goditja e tij me kokë në minutën e 23-të ndalet nga shtylla. Këto kanë qenë sinjalet e para të një ndeshjeje të ndezur, që do të pasohej nga avantazhi i Spanjës, e cila, pasi kishte provokuar disa herë mbrojtjen gjermane, më në fund ka gjetur çelësin për ta thyer atë: është Torres ai që bërë të heshtin tifozët gjermanë, njëkohësisht duke ndezur vullkanin iberik, me golin e tij, kur pasi kishte befasuar në duel shpejtësie Filip Lamin, ka ekzekutuar me perfeksion në rrjetën e Lehmanit. Pas golit, spanjollët bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, qarkullojnë topin e nervozojnë gjermanët deri në fundin e 45 minutëshit. Një avantazh i merituar i Spanjës, që pas një fillimi të mirë të gjermanëve, ka marrë kontrollin teknik të ndeshjes me Torresin protagonist. Nga gjermanët ka munguar rasti ideal: janë parë vetëm disa gjysmë raste me Klose, Balak e Podolski. Pjesa e dytë ka filluar me Jansen në vend të Lahmit, të cilit i kushtoi shtrenjtë ai duel me Torresin. Më pas hyn Kuranji për Hitzlshperger, por spanjollët dominojnë lojtarë shumë të lëvizshëm, të shpejtë e teknikë, ndërsa gjermanët provojnë në të gjitha mënyrat, por mungon pasi i fundit e nervozizmi shtohet. Mbrojtja gjermane është e shpërqendruar dhe spanjollët me shumë lehtësi krijojnë panik në portën e Lehmanit me anë të Serxhio Ramos, Sena e Guiza. Gjermanët janë shpartalluar. Nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë, përveçse t‘i dorëzohen fatit. Është Spanja ajo që duhet të ngrejë trofeun pas 44 vitesh, ndërsa gjermanët koleksionojnë një tjetër dështim në finale.
Një seri shpërthimesh të fuqishme, në një depozitë armatimesh, në periferi të Sofjes, ka bërë që të dridhej dje kryeqyteti bullgar. “Shpërthimet kanë ndodhur në orën 06:30, sipas orës lokale, në një bazë të Ministrisë së Mbrojtjes, në fshatin Chelopenchene”, ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë bullgare, gjenerali Zlatan Stojkov. Gjithsesi, askush nuk mbeti i plagosur. Zona u evakuua menjëherë dhe të paktën 200 persona u larguan nga autoritetet. Ndërkohë, një seri shpërthimesh më të vogla ka vazhduar të dëgjohej edhe orë të tëra më pas. Si pasojë e shpërthimeve, copëza të depozitës kanë përfunduar edhe në një pistë të aeroportit ndërkombëtar të Sofjes, jo larg nga vendi ku ndodhi aksidenti. Për motive sigurie aeroporti është mbyllur për disa orë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka përjashtuar mundësinë që nga municionet dhe baruti, që mbaheshin në depozitë, të ketë ndonjë rrezik ndotjeje, edhe pse kryebashkiaku Boiko Borisov ka ftuar banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë mbyllur dritaret. Gjithsesi, një apel i tillë motivohet më shumë nga era e fortë e sulfatit që ndjehet në të gjitha lagjet lindore të Sofjes. Në depozitë gjendeshin 1500 tonë municione të vjetra, mes të cilave pjesë mortajash, lëndë shpërthyese dhe granata dore e anti-tank. Shpërthimet kanë qenë jashtëzakonisht të forta, aq sa kanë plasur përdhe të gjitha pemët përreth bazës, kanë dridhur godinat dhe ndërtesat në zonë dhe kanë thyer xhamat e dritareve në një rreze prej disa qindra kilometrash.
Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Dibër. Burri është çuar në mes të natës dhe ka vrarë me sëpatë gruan e tij, ndërkohë që ajo ishte në gjumë. Burime nga Drejtoria e Policisë Dibër, thanë për “Shqip”, se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Brest i Epërm të Komunës Kastriot në rrethin e Dibrës. Shtetasi Lazam Tafa, 43 vjeç, ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Zelie Tafa, 35 vjeçe, duke e goditur në kokë, gjë që i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Po sipas këtyre burimeve, policia është njoftuar për këtë ngjarje të rëndë nga të afërmit e vrasësit dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka vënë në pranga 43-vjeçarin Lazam Tafa, i cili nuk ka kundërshtuar uniformat blu gjatë prangosjes. Burime nga policia thanë se burri është gjetur pranë trupit të bashkëshortes së vdekur kur kanë shkuar ta arrestojnë.
Edhe pse për momentin shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes mbeten për t‘u zbardhur në të ardhmen, nga veprimet e para të grupit hetimor mendohet që ajo të jetë shkaktuar në kushtet e një depresioni tepër të rëndë, nisur edhe nga mënyra e ekzekutimit të gruas me sëpatë në kokë, pikërisht kur ajo po flinte.
Gjatë ditës së djeshme, fshati Brest i Epërm, 12 kilometra larg qytetit të Peshkopisë, dukej krejt i heshtur. Askush nuk dëshironte të fliste për këtë ngjarje tragjike, aq më tepër familjarët e bashkëshortëve Tafa.
Një i moshuar, banor i këtij fshati, që nuk dëshironte të identifikohej, tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe se ajo mund të kryhet vetëm po qe se je i çmendur. “Gjynah për gruan që ishte e re, por gjynah edhe për tre fëmijët që mbetën jetimë, për nënë po se po, por edhe për babë”, tha plaku.
Edhe pse jo zyrtarisht, nga burime konfidenciale, merret vesh se 43-vjeçari vrasës, kohët e fundit kishte shfaqur shenja të një depresioni të fortë mendor, por nuk ishte kuruar te mjeku asnjëherë. Sipas informacioneve, burri kishte kohë që grindej pa shkak me gruan dhe të afërm të tjerë, por nuk kishte qenë ndonjëherë aq agresiv sa familjarët të merrnin masa për ta izoluar.
Krimi në familje, edhe pse rrallë ka goditur edhe në Qarkun e Dibrës, ku bëjnë pjesë rrethet, Dibër, Bulqizë dhe Mat. Kështu, ky është rasti i tretë në harkun kohor të 14 muajve kur burrat vrasin gratë dhe ngjarjet kanë ndodhur nga një për secilin rreth. Vrasja e parë e këtij lloji u shënua në maj e vitit të shkuar në qytetin e minatorëve, në Bulqizë. Dashamir Murati i mori jetën gruas së tij, Etleva Murati 22 vjeçe, në shtratin bashkëshortor, duke e mbytur atë me geta për fyti, në kushte të një tronditjeje të thellë psikike.
Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi në nëntor 2007 në qytetin e Burrelit, ku Ibrahim Lika, 64 vjeç, vrau me kallashnikov brenda në shtëpi gruan e tij, Fitnete Lika, 55 vjeç, pas një grindjeje midis tyre. Burri e gjuajti bashkëshorten me dy plumba në kokë dhe disa orë pas krimit u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, ku kishte shkuar fillimisht për t‘u fshehur.