Nov 18
Dubai, vendi ku s’mbarojne mrekullite

dubai_skyline_picture.jpgNjë ekonomi gjithmonë e në rritje. Rrjet rrugor, teknologjik dhe ndërtesa nga më të bukurat në botë. Magjia e papërshkrueshme mes hoteleve me shtatë yje dhe parajsës së luksit. Qyteti i Emirateve Arabe është një model zhvillimi për Lindjen e Mesme. Madje, në 2008-ën do të ketë edhe grataçielën më të lartë mbi tokë. Dubai është një kantier financiar, portal, rrugor dhe teknologjik, që funksionin 24 orë në ditë.

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum porosit shumë herë se sekreti nuk duhet nxjerrë. Askush nuk duhet ta njohë lartësinë e Burj Dubait (në arabisht burj do të thotë kullë) deri në vitin 2008, kur të jetë përfunduar dhe hapur për publikun. Megjithatë, të gjithë duhet ta dinë se ajo grataçielë që po ngrihet në shkretëtirën e Emirateve në mes të grataçielave të tjera, do të jetë më e larta në botë, duke i kaluar 550 metrat. Mbahet kaq shumë sekret, sepse sheiku Al Maktoum nuk dëshiron që dikush tjetër, në ndonjë vend të botës, të deklarojë se është projektuar dhe vendosur guri i parë i ndonjë ndërtese që do të jetë më e lartë se e tija.

Ndaj, nuk është rastësi që sheiku Al Maktoum është numri një i Emiratit të Dubait dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe (janë shtatë gjithsej) dëshiron të përsërisë: “Dubai gjendet në kryqëzimin ekonomik të botës së re. Këtu arritëm që të bëjmë brenda pesë vjetësh atë që në vendet e tjera bëhet për 20 vjet”. Dhe është pikërisht kjo ëndrra sekrete e Al Maktoum, ta bëjë Dubain një vend të pandarë nga ekonomia e zhvilluar, turizmi, argëtimi dhe aplikimi i çdo teknologjie të re. Ose më mirë akoma, ta bëjë Dubain njëlloj si “motrat” më të zhvilluara përëndimore. Natyrisht, Dubai është bërë edhe një kantier politik në botën arabe, drejt së cilës shikohet me vëmendje dhe kujdes. I vendosur në qendër të një zone strategjike dhe të favorshme, Dubai dëshiron t‘i tregojë Lindjes së Mesme dhe gjithë botës se ekziston një tjetër rrugë zhvillimi, ku nuk përfshihet lufta për besimet dhe ajo e natyrave të tjera. Një shembull i mirë për Izraelin, Palestinën, Libanin, Sirinë, Iranin, Irakun, Jemenin, si dhe për ato vende, që prej vitesh të tëra janë duke përjetuar drama e tragjedi të mëdha, që duket se nuk do të zgjidhen kurrë, duke i bërë çdo ditë e më të pasigurta. Sigurisht nuk ekziston demokracia, siç e njohin në Përëndim, me parti deputetë, zgjedhje, të drejta, detyra dhe konflikte për t‘u zgjidhur. Është gjithmonë një sheik, ku nëse Al Maktoum vendos për diçka, vendimi i tij as që mund të diskutohet: një sistem autoritar, por i “zbutur” nga dita në ditë prej kontaktit me kulturat dhe me stilet e tjera të jetësës. Për të treguar ndryshimet, të ngadalta por të pashmangshme, mjafton të vësh re se prej një viti Ministria e Ekonomisë dhe Planifikimit drejtohet nga një grua, sheikja Lubna Al Rasimi, që mban mbi shpatulla një eksperiencë të gjatë në fushën financiare dhe tregtare. Megjithatë, kush i kthen sytë sot drejt “Burj al Arab”, hoteli i parë në botë me shtatë yje, që është ndërtuar në një ishull artificial, nuk e kupton që ajo mrekulli që është kthyer në logon e Dubait në të gjithë botën, tashmë është pjesë e së shkuarës. E ardhmja nuk është vetëm Burj Dubai (kulla e Dubait), që ditë pas ditë po mundohet të prekë qiellin. Me të njëjtin ritëm vazhdon të zgjerohet e modernizohet Porti i Emiratit, motori kryesor i zhvillimit, i cili është kthyer në nyjen më të rëndësishme të Gjirit Persik. Është pikërisht ai vendi ku mallrat kalojnë nga Përëndimi drejt Lindjes dhe e kundërta. Po ashtu, është vendosur që aeroporti i madh dhe bazë i shoqërisë “Emirates” nuk mjafton më. Për këtë arsye, ruspa, betoniere dhe vinça janë montuar tashmë në zonën ku po ndërtohen pistat e së ardhmes, në gjendje të veprojnë të gjitha së bashku dhe në çfarëdolloj kushtesh meteorologjike. Kur projekti të përfundojë (kostoja totale 8,1 miliardë dollarë) në Aeroportin e Dubait do të udhëtojnë çdo ditë rreth 120 milionë pasagjerë dhe do të shkarkohen 12 milionë tonelata mallra. Në bazë të gjithë kësaj që po ndodh në Emirate, ekziston bindja se nafta dhe gazi nuk janë të përjetshme. Ndaj është e nevojshme të mendohet për të ndërtuar një strategji të tillë, që puset të prishen dhe të furnizojnë me energji vetëm popullsinë lokale. Nga ana tjetër, Dubai posedon rezervat më të vogla të Emirateve të Bashkuara Arabe (më të rëndësishmet janë në territorin Abu Dhabi), kështu nëse në vitin 2000 hidrokarburet përfaqësonin 10,3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, sot kjo përqindje ka rënë në 5,4 për qind. Ndërsa tregtia dhe shërbimet prekin tashmë GDP-në, duke e bërë Dubain një nga ekonomitë më të larmishme të planetit, ku “bashkëjetojnë” dhe punojnë së bashku burra e gra nga 136 vende të ndryshme. Megjithatë, nga sheiku dhe ekipi i tij vazhdojnë të “lulëzojnë” ide që po çudisin botën. Kështu, për momentin, nuk bazohet gjithçka në kullën më të lartë të botës. Emirati ka vendosur të shfrytëzojnë sa më shumë të jetë e mundur bregdetin. Por, nëse mijëra kilometra janë aktualisht “off limits”, sepse i përkasin rezidencës private të Al Maktoum, zgjidhja ka qenë ajo e të ndërtuarit të ishujve artificialë në një largësi të vogël nga deti, ku kanë lindur sipërmarrje në tregun e pasurive të paluajtshme vërtet luksoze, që në fund do ta bëjnë më të madh shtetin e 30 mijë hektarëve dhe brigjet më të gjata se 1500 kilometra. Quhen Palm Jumeirah, në prag përfundimi, Palm Rebel Ali, më e largëta nga qyteti dhe Pal Deira, që do të jetë më e madhja. Të tria kanë formën e një palme, ku do të ndërtohen vila, hotele dhe lokale, porte turistike e parqe. Të gjitha këto nisma janë pjesë e “Mnakheel”, shoqëria operative e kontrolluar direkt nga sheiku Al Maktoum. Nëse këto janë tri iniciativat më të mëdha për pjesën bregdetare në tokë, sheikët kanë ndërtuar dy tempuj të golfit botëror, Greg Norman dhe Vijay Singh, me katër fusha të rrethuara me vila dhe shtëpi moderne, në një hapësirë prej 1200 hektarësh. Ndërsa njeriu që do të sigurojë argëtimin, përveçse do të vendosë se kush do të vizitojë Dubain, quhet Salem bin Dasmal. Është pikërisht ai numri një i projektit Dubailand, parku më i madh i argëtimit, një projekt madhështor, që ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit (hapja është parashikuar për në vitin 2008-të). Ai është i ndarë në zona homogjene: Është “Sport city” me stadiumin e futbollit prej 60 mijë personash dhe i bejsbollit prej 20 mijë, po ashtu edhe tre akademi: ajo e futbollit, e quajtur “Manchester Unitet”, e tenisit dhe e golfit. Pastaj është “Motor city” me një cirkuit për Formula 1. Me pak fjalë, çdo lloj argëtimi, nga parku i dinozaurëve deri te lodrat, sa të thjeshta aq edhe të rrezikshme për ta që nuk e kanë shpirtin e aventurierit. Megjithatë, nga Dubailand diçka funksionon, si për shembull “Snow Dome”, një impiant skish me teleferik, pista skish dhe për rrëshqitje, ku brenda mund të qëndrosh me një pallto sepse bën shumë ftohtë, ndërsa jashtë temperatura arrin 45 gradë celsius. Por, pas gjithë kësaj, Al Maktoum ka vendosur që Emirati i tij duhet të bëhej konkurrent i fortë edhe në fushën teknologjike e kulturore. Nëse projekti i parë “Dubai silicon” është në fazë të avancuar zhvillimi dhe parashikon të kalojë edhe Singaporin, Bangalorën, Hong-Kongun dhe Pudongun në fushën e elektronikës, i dyti është në fillimet e tij, megjithatë diskutimet kanë filluar. Është vendosur që të hapet një Luvër si ai i Parisit. Me pak fjalë, në Dubai sheiku dhe njerëzit e tij po bëjnë të pamundurën për ta vendosur vërtet në qendër të botës. Dhe për këtë arsye nuk kanë hezituar t‘u japin jetë projekteve një shihër totale prej 100 miliardë dollarësh.

Sep 30
Adresat e internetit, drejt fundit

harta-e-internetit.jpgNe figure paraqitet struktura e pergjithshme e rrjetit web dhe poshte ne te djadhte te figures paraqitet nje pjese e disa adresave te internetit ne te gjithe boten. Kliko ne figure per ta pare ate me qarte dhe lexo artikullin per te kuptuar dicka me shume.

Sipas njeriut që ka shpikur rrjetin Web, bota shpejt do t‘i konsumojë të gjitha adresat e internetit, që u japin mundësinë kompjuterëve të identifikojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin
Vint Cerf, “babai i internetit” dhe një prej shkencëtarëve më të rëndësishëm në të gjithë botën në fushën e kompjuterëve, thotë se bizneset dhe konsumatorët duhet të veprojnë që tani për të kaluar në brezin tjetër të adresave në internet. Sipas tij, në rast se nuk do fillojnë që tani përgatitjet për përballjen me këtë problem, shumë kompjuterë nuk do të jenë më në gjendje as të hyjnë në rrjet, ndërkohë që do ketë probleme i gjithë procesi i lidhjes me internetin.
Në cilësinë e një prej njohësve më të mirë të rrjetit të internetit, Cerf shtoi se të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e internetit duhet të nisin të përgatiten që tani për mbërritjen e këtij çasti dhe se duhet vepruar në kohë për të bërë të mundur një tranzicion të butë e pa komplikacione.
Çdo kompjuteri, apo pajisjeje të lidhur në internet, i është përcaktuar një adresë unike IP, por tashmë hapësira e adresave është shtrënguar së tepërmi. “Për ta shpjeguar më qartë për…..

……..ata që mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, po them se internetit po i mbarojnë numrat e telefonit dhe pa numra të rinj nuk mund të ketë më shumë klientë”, sqaroi Cerf.

Kur Vint Cerf, bashkë me disa kolegë themeluan sistemin e komunikimit në internet në vitin 1977, ndërtuan të ashtuquajturin “protokolli i internetit i versionit katër” (IPv4), i cili ishte në gjendje të ofronte jo më shumë se 4.2 miliardë adresa. Në ditët e sotme, me shtimin e pajisjeve që lidhen me internetin, veçanërisht me hyrjen në skenë të telefonave celularë në gjendje të lidhen me rrjet, kanë mbetur pa u zënë më pak se 14 për qind e këtyre adresave.

Shkencëtarët kanë llogaritur se adresat e ofruara nga IPv4, e cila e përbërë nga një seri prej 32 shifrash binare do të ezaurohet tërësisht të shumtën në vitin 2010. Por llogaritje më të detajuara tregojnë se me ritmet e sotme ajo ditë mund të vijë edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, problemi është vërejtur që më parë dhe prej më shumë se një dekade është gati për t‘u implementuar një sistem i ri, i quajtur nga prodhuesit e tij IPv6.

Në sistemin e ri, secila adresë ka në dispozicion 128 bit, gjë që mundëson krijimin e 340 trilionë, trilionë, trilionë adresash të ndryshme, që do të thotë: 340 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 adresa. Mendohet se një masë e tillë do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e njerëzimit për dekadat e ardhshme.

Që të dyja sistemet e protokolleve do ta bashkërendojnë punën me njëra-tjetrën dhe adresat e IPv4 do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, siç kanë bërë deri më sot. Rreziku është që në rast se IPv6 nuk adaptohet tërësisht nga të gjitha segmentet e rrjetit, ata që do ta përdorin mund të hasin vështirësi për t‘u lidhur me gjithë internetin.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka vërejtur se kalimi te skema e re e adresave është “kritike për të ardhmen e ekonomisë së internetit” dhe se u intereson të “gjitha bizneseve që kanë nevojë për adresa të reja IP, për të garantuar vazhdimin e aktivitetit dhe rritjen e tyre”.

Organizata gjithashtu shprehet se duhen nxitur qeveritë për ndërmarrjen e fushatave edukative për adaptimin e protokollit të ri nga bizneset dhe konsumatorët.

Vint Cerf bëri me dije se hyrja në skenë dhe shtimi me ritme shumë të shpejta i “sendeve të internetit”, objekte të zakonshme, si çelësa dritash e radiatorë makinash, të cilat po funksionojnë gjithnjë e më shumë përmes rrjetit, e kanë përshpejtuar ndjeshëm zënien e adresave në dispozicion.

Ai parashikoi gjithashtu që lajmet për mbarimin së shpejti të adresave të lira do t‘i shtyjnë kompanitë që të blejnë me shpejtësi ato që kanë mbetur, duke e përshpejtuar edhe më tej ritmin e shterimit. Cerf paralajmëroi se adresat e ofruara nga IPv4 mund të mbarojnë edhe brenda vitit 2009.

Vind Cerf, sot 65 vjeç, ka kontribuar për ndërtimin e “Arpanet”, varianti fillestar i internetit të sotëm dhe njihet bashkë me Bob Kahn si shpikësit e protokollëve TCP/IP - standardet në të cilat operon interneti - në fillimin e viteve shtatëdhjetë. Sot punon si inxhinier konsulent dhe në vitin 2005 u bë “evangjelisti i parë i internetit” në kompaninë “Google”.

Shkencëtari shtoi lidhur me protokollin e ri: “Tashmë janë gati përbërësit teknikë të protokollit IPv6. Gjithë IPv6 është gati për përdorim. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme në industrinë e internetit. I gjithë komuniteti i interesuar në të gjithë botën duhet të tregojë vëmendje”.

Ai tha se ka kontaktuar me shumë kompani të rëndësishme botërore dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë të informuar mbi mbërritjen e afërme të protokollit IPv6. “Më janë përgjigjur se askush nuk po hedh hapa konkretë për ngulitjen e këtij mentaliteti të ri. Që do të thotë se nuk po e gjykojnë në mënyrën e duhur rëndësinë e vazhdimësisë së bizneseve. Kur të jenë të detyruar të zgjohen nga gjumi, kërkesat për t‘u bërë pjesë në IPv6 do të jenë të etshme e të nxituara, gjë që nuk do t‘u japë mundësinë ta implementojnë në mënyrën e duhur”.

Ai shtoi gjithashtu se sensibilizimi për mbërritjen e protokollit të ri duhet të shtrihet edhe te konsumatorët e thjeshtë, të cilët duhet të nisin të mendojnë që tani për blerjen e pajisjeve kompatibël me IPv6-ën.

Pjesa më e madhe e kompanive të prodhimit të softuerëve, si “Microsoft”, ashtu si edhe prodhuesit e harduerëve, që tani po i projektojnë produktet e tyre, me idenë që të përshtaten në protokollin IPv6.

Mendohet që në rast se bëhet me mënyrat e duhura, efekti i implementimit të IPv6 do të jetë relativisht pa probleme, megjithëse përdoruesit personalë do të jenë para nevojës së ripërtëritjes së pajisjeve dhe softuerëve për të përdorur adresat e gjata. Disa kompani të mëdha kanë filluar që tani të përdorin protokollin IPv6, duke qenë se u lehtëson administrimin e rrjeteve të brendshëm në rastet kur këta janë shumë të mëdhenj.

Ndryshe

Sep 6
Nisje e mbare e kombetares se Shqiperise

shqiperi-suedi.jpgSot Shqiperia eshte ndeshur ne stadiumin Qemal Stafa kunder skandinaveve te Suedise. Stadiumi ka qene i tejmbushur ku numeroheshin rreth 18 mije tifoze ku nga keto 150 ishin suedeze. Kjo ishte ndeshja e pare eliminatore e vlefshme per kampionatin boteror 2010 i cili do te zhvillohet ne Afriken e Jugut. Kjo ishte edhe sfida e pare e vertete e trajnerit hollandez Arie Haan. Kombetarja shqiptare i ka bere balle shume mire suedise dhe madje kemi patur she disa raste te favorshme per te shenuar, gjithashtu edhe suedia ka patur disa raste shume te mira per te shenuar kur ne minuten e 15 Ibrahimovic ka goditur nga jashte zone dhe topi ka kapur ne shtylle. Por nje merite per kete barazim ka edhe portieri yne Arjan Beqaj i cili ka bere disa pritje te shkelqyera duke e shpetuar porten tone disa here nga goli. Mund te themi se lojtaret e kombetares shqiptare zhvilluan nje ndeshje te mire duke patur parasysh se perpara ishte nje skuader e madhe si suedia dhe ne arritem te bejme nje loje te barabarte me ta. 

Sep 2
Google publikon browserin “Chrome”

chrome1.jpgDeri ne keto momente Firefox ka qene browseri zyrtar i Google i realizuar nga kompania Mozilla ecila eshte pjese e Google Inc por, tashme Google ka prodhuar web browserit vetjak i cili eshte nje browser ndryshe nga te tjeret pasi ai eshte konceptuar si nje browser “Burim i hapur” (Open Source) ku perdoruesit mund te vendosin opcionet e tyre si dhe eshte nje browser shume i shpejte dhe i sigurte nga viruse, cookies, pop-ups etj. Linku i shkarkimit te Google Chrome do te jete i gatshem me date 3 Shtator 2008 ne faqen zyrtare te Google. Sapo Google ka lajmeruar per kete program te ri eshte vene re nje interesim shume i madh per kete browser i cili pritet te konkuroje drejtpersedrejti Internet Explorer te Microsoft. Google & Microsoft kane vite qe konkurojne me njera tjetren per te zoteruar kerkimin online, messenger, e-mail-et dhe tashme ato konkurojne edhe per browserin.

Aug 15
Paraqitja e sportisteve shqiptare ne Pekin 2008!

olympic2008.jpgTashme qe 11 sportistet shqiptare ne olimpiade kane mbaruar garimet ne sportet e tyre perkates e vetmja qe ka arritur nje rezultat me te mire se te tjeret eshte peshengritesja Romela Begaj e cila u rendit e gjashta ne peshen e saj. Si mendoni a jane sportistet shqiptare ne gjendje te arrijne rezultate me te larta ne qofte se atyre do ti ofrohen kushte me te mira stervijeje apo thjesht nuk mund te pretendojme per me lart sepse kaq kemi mundesi te shkojme? Si mendoni ju…?

Aug 12
Maratona e Kenges Popullore rikthehet pas 4 vjetesh!

Kënga popullore do të jetë sërish në ekran pas katër vitesh mungesë. Adi Hila dhe bashkëpunëtorët e tij të përhershëm, Pandi dhe Bledi Laço do të rikthejnë ndjesinë e këngës së popullit përmes spektaklit muzikor “Maratona e këngës popullore”. I konceptuar si një garë, ky program do të vijë më shumë se kurrë si i tillë në ekranin e Televizionit Klan. Organizatorët, të cilët janë ende në fazën e mbledhjes dhe seleksionimit të këngës, duket se tregohen të kujdesshëm, për “të mos folur përpara kohe”, siç shprehen ata. Është momenti, kur puna është ende në fillime për të ndërtuar një spektakël, që pritet të jetë në ekran në fundin e muajit të ardhshëm.

Ajo, që është interesante lidhet me faktin, se një pjesë e këngëve popullore nuk do të vijnë vetëm në variantin e tyre origjinal, por edhe të përpunuara e të sjella në kohë. Nga ana tjetër pjesëmarrja do të jetë e gjerë, duke përfshirë jo vetëm të gjitha zonat e Shqipërisë, por edhe këngëtarët nga Kosova dhe Maqedonia. Megjithatë pavarësisht numrit të këngëve pretendente, në garë do të jenë të përfshira gjithsej 80 këngë, për të zgjedhur fituesen, që do të shoqërohet nga një çmim prej 1 milion lekësh të reja. Materialisht do të vlerësohen edhe çmimi i dytë e i tretë. Sigurisht pjesë e garës do të jetë edhe spektakli i ndërtuar në këtë funskion, për të cilin pritet të gjendet edhe një prezantues i denjë. Për momentin nuk kemi arritur të mësojmë një emër konkret, megjithatë organizatorët duket se do të kenë një zgjidhje origjinale dhe të veçantë. E sigurt është, që nuk bëhet fjalë për Pandi Laçon. Pasi kanë mbyllur njëri pas tjetrit, programet “C’est la vie” dhe “Këngët e shekullit” autorët rikthehen tashmë në Maratonën e Këngës Popullore.

Burimi: Panorama Plus

Aug 12
Ceremonia madheshtore e hapjes se lojrave olimpike Pekin 2008!

beijing01.jpgMe një ceremoni e jashtëzakonshme që mahniti botën me spektaklin modern që ofroi, nisën zyrtarisht Lojërat e 29-ta Olimpike Verore në kryeqytetin kinez, Pekin, fiks në orën 08.08 me orën kineze, apo në orën 14:08 me atë shqiptare.
35 mijë tyta fishekzjarresh ndriçuan qiellin dhe mbi 15 mijë performues ishin pjesëmarreës në ceremonië magjepëse, ndërkohë që 2008 daullexhinj dhanë sinjalin e numërimit të Lojërave. 29 kolona kolosale nga ku buronin fishkezjarre “marshuar” në qiell, në sheshin Tiananmen, duke vallzuar shfaqje mbresëlënese piroteknike.
Shifrat e shpenzimeve janë mbajtur sekrete, por ekspertët vlerësojnë se kostoja e ceremonisë mund të jetë nga 100 milionë deri në 300 milionë dollarë, një faturë më dy herë më e shtrenjtë se ajo “Athina 2004”.
Më shumë se 80 presidentë, kryeministra, mbretër, shefa shtetesh e princër ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar të Pekinit, i njohur ndryshe si “Foleja e Zogut”, ku merrinin pjesë reth 91 mijë shikues.
Ndër emrat e mëdhenj të zyrtarëve më të alteë në botë, spikasnin pa dyshim presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, kryeministri rus, Vladimir Putin, presidenti francez Nikolas Sarkozi, njëherësh edhe kreu i radhës së Bashkimit Europian, por edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Rreth 2.3 miliardë njerëz parashikohet se e kanë ndjekur ceremoninë përmes transmetimeve televizive.
Shfaqja mahnitëse i ishte besuar regjisorit më suksesshëm të filmit kinez, teksa subjekti i shfaqjes niste që nga e kaluara historke kineze, ku performueset ishin veshur me kostume tipike nga perandoritë e ndryshme kinze.
Një rekord prej 204 vendesh morrën pjesë në paradën tradicionale, të cilat nuk parakuluan në alfabetin tradicional anglez, pro në bazë të shënjave të alfabetit kinez. Kështu, nëse me atë anglez Shqipëria do të parakalonte e treta pas Greqisë, atheut të Lojërave Olimpike e Afganistanit, në bazë të alfabetit kinez, vendi ynë i përfaqësuar nga 11 sportistë (7 të kualifikuar direkt e katër me ftesa) parakaloi i 105-i.
Rrjetet televizive botërore dhanë pamjet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe të bashkëshortes së tij, Liri Berisha, duke përshëndetur delegacionin tonë me flamurmbajtës mundësin e njohur Said Prizreni.
Pishtarin olimpik, i cili udhëtoi më shumë se 130 mijë kilomtra në 130 qytete të botës, deri sa mbërriti në kryeqytetin kinez, e solli në “Folenë e zogut”, Li Ning, një ish-gjimnast kinez.
Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit u mbyll gjatë ceremonisë, ndërkohë që 100 mijë ushtarë e policë ishin në rrugët e kryeqytetit kinez për të kontrolluar nga afër rrugët që të çonin në stadiumin kombëtar. Presidenti kinez, Hu Jintao, pohoi se Lojërat e Pekinit janë një mundësi e mirë për t’i treguar botës se solidariteti, miqësia e paqja, janë mesazhet më të rëndësishme në këto Lojëra.

Jul 25
Google Knol vs. Wikipedia

google.jpgGjigandi Google tashme ka hapur online enciklopedine nen emrin “Knol”, ky emer eshte shkurtimi i knowledge qe do te thote “dituri”. Me kete enciklopedi online Google sfidon menjehere enciklopedine “Wikipedia” tashme e njohur nga te gjithe si enciklopedia me e madhe online me me shume se 200 milion artikuj dhe e disponueshme ne te gjitha gjuhet e botes. Enciklopedia e Google ka si ndryshim nga Wikipedia njohjen e publikuesit te materialit. Ne Wikipedia nje person mund te shkruaje publikimin e tij duke mos shfaqur emrin e tij ose duke shfaqur vetem IP e kompjuterit te tij pa u njohur, por kjo mund te sjelle pakenaqesi ne autorin origjinal te shkrmit pasi shkrimi mund te modifikohet edhe ne menyra te gabuara pa e ditur se kush e ka modifikuar materialin. Ndersa ne Google Knol ky veprim nuk lejohet pasi nje person qe shkruan apo modifikon nje material ekzistues duhet te fuse te dhenat e tij te sakta ne menyre qe te dihet autori origjinal i shkrimit. Edhe pse Google Knol eshte hapur me date 25 Korrik 2008 dhe ka pak kohe online ka pasur nje interes te madh nga shume persona dhe pritet te jete rivali kryesor i enciklopedise online “Wikipedia” si dhe i Encarta Encyclopedia e publikuar nga Microsoft.

Jul 8
Publikoni shkrime humoristike, poezi, barcaleta dhe kuriozitete.

Tashme te gjithe ju vizitore te Fun Club Albania mund te publikoni ne blog shkrimet tuaja love-poems.jpgte ndryshme si humor, poezi, kuriozitete e tjera. Do te kete 4 kategori te ndryshme te ndara sipas llojit te permbajtjes se shkrimit qe ju do te publikoni. Kategorite jane: - 1. Humor, 2. Kuriozitete, 3. Poezi, 4. Barcaleta. Ju ftojme te gjitheve te publikoni shkrimet tuaja si dhe te beheni pjese e komunitetit nga ku do te komentojne shkrimet tuaja. Shpresojme te jeni mbeshtetesit tane per te krijuar nje vend ku ju mund te defreheni dhe te shprehni idete tuaja. Per momentin ju nuk jeni te detyruar te regjistroheni ne Fun Club Albania ne menyre qe te postoni apo komentoni.

Jul 5
Bukuroshet Euro 2008, ja arsyeja e shikueshmerise rekord!

Tashme kampionati europian ka mbaruar duke shpallur ekip kampion kombetaren e Spanjes por, nje bukuri te rralle ketij europiani i kane dhene edhe bukuroshet nga shtetet pjesemarrese ne europian. Bukuroshet suedeze jane zgjedhur si femrat me te bukura te ketij europiani. Futbolli eshte luajtur si ne fushe edhe ne shkallet e stadiumeve ku kamerat e vendosura neper stadiumet zvicerane dhe austriake nuk rreshnin se inkuadruari prevec ndeshjes edhe bukurine qe perfaqesonin kombetaret ne tribuna. Grate e futbollisteve, modele, aktore, politikane dhe bukuroshe te thjeshta kane qene pjese e spektaklit Euro 2008.

portugal-girl.jpgBukuroshet spanjolle…

swedish_girls_01.jpgBukuroshet Suedeze…

football-girl-sweden.jpg

swedish_football_girls.jpg

portuguese_girl_01-500x417.jpgBukuroshet Portugeze…

portuguese-girls.jpg

german_girl_12.jpg Bukuroshet Gjermane…

babe7.jpg

eurogerman1-1.jpg

turkish_football_girl-500x370.jpgBukuroshet ballkanase…

croatian_girls_05-500x337.jpg

croatian-girls-01-500x422.jpg

Dhe bukuria vazhdon me tej… por keto jane disa nga castet e fotografuara per te trguar bukurine e Euro 2008. Jua lejme edhe juve te vleresoni…!

« Previous Entries